Java e jashtëzakonshme e modës në Paris

Studentët prezantojnë veshjet e gjeneratës “kovidiane”. Këto mund të konsiderohen si veshjet e gjeneratës së Covid-19. Ato janë model futuristik, i të ardhmes, me forma të pazakonta që nuk shtrihen sipas trupit të njeriut. Ato janë pjesë e koleksionit të krijimeve të studentëve të Institutit Francez të Modës, që prezantohen në një edicion të jashtëzakonshëm të Javës së Modës Pariziene. Koleksioni quhet “Toksikja është shik” dhe prezantohet online nga pasarelat e Parisit në kushtet e pandemisë. Organizatorët e kanë gjetur këtë edicion të jashtëzakonshëm për të zëvendësuar mungesën e Javës së Modës Ot Kytyr, që u organizua në Itali në fund të Janarit, në pamundësi për ta organizuar në Francë prej masave të rrepta të pandemisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




