Nga Melania Trump te Jill Biden, Shtëpia e Bardhë ndryshon edhe stil

Ndryshimi i stilit në Shtëpinë e Bardhë ka ardhur gjithashtu edhe nga Zonja e Parë: pas Melania Trump, e largët dhe enigmatike, vendi për Jill Biden, në një regjistër të ngrohtë, gjithashtu edhe më tradicional.
Të mërkurën, gjatë një ndërhyrjeje përmes Zoom me gratë ushtarake, ajo vendosi tonin: disa lule, një ibrik çaji, një flamur amerikan.
E relaksuar, shumë në rehati para kamerave, ajo që e njeh shumë mirë Shtëpinë e Bardhë pas tetë vitesh si zëvendëpresident të burrit të saj tregon anekdota të jetës së saj si mësuese, shqetësimet e saj si nënë.
“E kam të vështirë të besoj se ceremonia e betimit u zhvillua vetëm dy javë më parë dhe se unë tashmë kam pasur aq shumë për të bërë”, tha Jill.
Po aq ndryshe nga Melania Trump, sa edhe Joe Biden nga Donald Trump, ajo ndalet në kujtimet e saj të fëmijërisë.
“Dashurinë për vendin tim, e kam mësuar nga babai im”, thotë ajo, duke iu referuar ritualit të shoqërimit të këtij të fundit, një veteran, gjatë ceremonive përkujtimore.
Disa orë më vonë, gjatë një takimi në Institutin Kombëtar të Kancerit, ajo thekson sërish përvojën e saj personale, duke evokuar vdekjen e prindërve të saj dhe atë të Beau Biden, djalit të burrit të saj, në moshën 46 vjeç nga një tumor në tru.
Melania Trump, e cila mbërriti në SHBA nga Sllovenia, kur ishte një modele e re, kishte një histori amerikane krejt tjetër për të treguar.
Por, me natyrë shumë të rezervuar, duke iu përmbajtur leximit të teleprompterëve dhe një komunikimi milimetër, ajo është hapur shumë rrallë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




