“Coldplay” së shpejti me një album të ri të krijuar gjatë bllokimit

Grupi muzikor “Coldplay” duket se është në zhvillim e sipër të realizimit të punës së tij më të fundit në studio, që ndjek “Everyday Life” të vitit 2019, njoftoi tabloidi britanik “The Sun”, në pritje të konfirmimit nga grupi.
Sipas “The Sun”, grupi do të lëshojë një album të ri, titulli i të cilit është “Music Of The Spheres”
Banda muzikore e drejtuar nga Chris Martin dhe e përbërë nga Jon Buckland, Guy Berryman dhe Will Champion ka zbuluar titullin e publikimit të ardhshëm, duke regjistruar kështu zyrtarisht emrin.
“Ata kanë qenë të zënë duke punuar një muzikë të re gjatë bllokimit dhe e gjitha do të kulmojë në rekord”, tha burimi nga “The Sun”.
“Chris dhe grupi tashmë kanë regjistruar zyrtarisht emrin e gatshëm për një album. Gjithashtu, aty përfshihen edhe produksione dhe gjithçka që u nevojitet për një turne”, shtoi burimi.
Sipas “The Sun”, nuk ka dyshim që ky projekt do të shkojë drejt e në krye të tabelave të klasifikimeve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




