Turqi, kapen 32 të dyshuar që po përgatisnin sulme në sinagogat, kishat dhe ambasadën e Irakut

Përmes një operacioni të përbashkët të kryer nga Agjencia Kombëtare e Inteligjencës (MIT) dhe policisë së Turqisë, u kapën 32 të dyshuar që po përgatiteshin të sulmojnë sinagogat, kishat dhe ambasadën e Irakut, nga të cilët 3 prej tyre të ashtuquajtur përgjegjës të organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Ajansi.
Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, MIT përcaktoi se i ashtuquajturi përgjegjës për strukturën e organizatës terroriste DEASH-it për Turqinë, Micbel el-Shuveyhi me emrin e koduar “Abu Yakin el Iraki”, Muhammed Hilaf İbrahim İbrahim me emrin e koduar “Ebu Leys” ishte në përgatitje për sulm ndaj sinagogave dhe kishave në Türkiye si dhe İyheb Elani me emrin e koduar “Abdullah el Cumeyli” ndaj ambasadës së Irakut.
Mësohet se 3 terroristët në fjalë dhe 29 të dyshuar të cilët u konstatuan se kanë lidhje me ta, u kapën në një operacion të kryer në mëngjes në 9 qytete me punën e koordinuar të MIT dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.
Në operacion u konfiskuan materiale të shumta digjitale të organizatës.
( Sipas Anadolu Ajansi )
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




