Montella dhe aventura te Milani: Kaos total, zbulova se na kishte mbaruar buxheti

Futboll Bota | 14 minuta më parë

“Para së gjithash, dua të them se kjo ishte një ëndërr e imja. Si fëmijë, bëja tifo për Milanin, një skuadër plot kampionë, e adhuroja Van Bastenin. Berluskoni ishte një zotëri, edhe pse shpesh i pëlqente të ndërhynte dhe të orientonte vendimet. Ai ishte mësuar me një ekip plot fitues të ‘Topit të Artë’, ndërsa ne nuk kishim asnjë. Bëja shaka me të, duke i thënë se nëse më blinte një të tillë, do të luaja edhe unë futboll sulmues.”

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Vincenzo Montella flet për kohën e tij si trajner i kuqezinjve, duke kujtuar veçanërisht verën e mbushur me zëra për Cristiano Ronaldon dhe përmendjen e “çështjeve formale” – një shprehje që, siç vëren ai, as nuk e mbante mend:

“Dukeshin më shumë si slogane reklamash sesa si mesazhe konkrete. Një vit më parë, kishim mundur Juventusin me penallti për të fituar Superkupën. Sezonin pasues, megjithatë, mbretëronte një konfuzion i madh: ndryshim pronësie, shumë lojtarë të rinj dhe një kaos i përgjithshëm sa u përket blerjeve. Nuk kishte gjithmonë një vizion të përbashkët; shpesh, nuk më merrnin as në konsideratë.

Për shembull, kur erdhi momenti për të afruar një sulmues, zbulova se buxheti ynë kishte mbaruar, ndonëse ai ishte një nga pozicionet që kishte nevojë të qartë për përforcim. Në fund, afruam Kaliniçin për pesëmbëdhjetë milionë; do të ishte e vështirë të bëhej më shumë se kaq.”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme