Konkursi “Star Balkans”, Omer Puka merr vendin e parë për moshën 9-10 vjeç

Omer Puka vetëm 10 vjeç, këtë vit zuri vendin e parë në konkursin “Star Balkans”. Aftësitë e tij në të shprehur dhe të shkruar në gjuhën angleze bënë që ai të vlerësohet me medalje ari. Për Omerin ky sukses nuk ishte rastësor pasi përgatitja ka qenë vit pas viti.
Të ardhmen e sheh mes sportit dhe mjekësisë ku objektiv i tij është doktoratura.
“Kisha shumë kurajo për veten dhe e prisja fitoren. Mua më pëlqen të jem doktor, që të shëroj pacientët“, tha ai.
Omeri prej 4 vitesh merr pjesë në konkurse të ndryshme thotë mësuesja Brilanda Beqiri.
“Omeri që kur kam e njohur në klasë të parë. Përgatitej sistematikisht. Omeri është një model i mirë që merr në familje, kurset është normale që e ndihmojnë, i japin shpirtin e garës fëmijës“,
Konkursi “Star Balkans” përfshin fëmijë nga i gjithë Ballkani dhe zhvillohet në disa nivele sipas moshës së nxënësve.
Omeri u vlerësua si më i miri në grupmosën 9-10 vjeç.
Gazetare: M. Gjoni
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




