Durrës – Rindërtimi i banesave pas tërmetit, banorët kërkojnë të hynë në shtëpitë e tyre

Sociale | 2 vite më parë

Shumë banorë në Durrës kanë protestuar duke kërkuar të hyjnë në banesat e reja të rindërtuara pas tërmetit. 135 familje  edhe pse i kanë marrë çelësat e apartamenteve të reja që nga muaji qershor, ende nuk kanë mundur të hyjnë në shtëpitë e reja.

Në anën tjetër  banorët shprehen se , prej rreth dy vitesh nuk marrin bonusin e strehimit, për të paguar qiranë. Ata kërkojnë zgjidhje të menjëhershme   

Banorët shprehen të pakënaqur nga punimet e kryera madje thonë se rreth 50% të tyre i kanë kryer vetë.

Pallatet e rindërtuar  në Durrës pas tërmetit , ndodhen në lagjen numër 17 të qytetit bregdetar, në rrugët “Lura” dhe “Ahmet Dakli”.

Ndërkohë, burimet zyrtare nga Bashkia e Durrësit bën me dije se brenda pak ditëve do të mundësohet lidhja e energjisë elektrike për kompleksin e banimit dhe 135 familjet përfituese do të futen në apartamentet e reja.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme