Ndërhyrje antipërmbytje në Lezhë, punohet për pastrimin e lumit Drin dhe kanaleve kulluese

Në Lezhë po kryhen njësërë ndërhyrjesh antipërmbytje, ku vemendja kryesore është përqëndruar në pastrimin e Lumit Drin në pikat më problematike si dhe kanaleve të ujerave të larta në Bashkitë Lezhë dhe Kurbin.
Përgjegjesi i Sektorit të Mbrojtjes Civile në Prefekturen e Lezhës Nikoll Tushi thotë se të gjithë strukturat e emergjencave në tre bashkitë e qarkut janë vënë në gadishmeri për përballimin e çdo situate që mund të krijohet.
Prashikohet një vjeshte dhe dimer me reshje shiu me itensitet të lartë dhe problem mbetet sistemi i kanalizimeve në qendrat urbane, pasi nuk e përballojnë nivelin e prurjeve thotë Tushi.
“Për kohën e nuk i përballon të gjitha largimet e ujërave të bardha megjithë masat e pastrimit që janë marrë”, shprehet Tushi.
Reshjet e shiut të 2 javëve më parë krijuan dhe problematikat e para në zonën e Zadrimes, ku si pasojë e daljes nga shtrati i kanalit të ujërave të larta dhe vërshimit të përrenjve malorë u dëmtuan dy ura.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




