Fermerët e Tropojës promovojnë produkteve lokale në panairin e qytetit

Në pedonalen e qytetit të Bajram Currit u mbajt një aktivitet me qëllim promovimin e prodhimeve lokale si dhe vënien në pah të potencialeve turistike të Tropojës.
Xhevdet Hoxha drejtor i organizatës Integrimi me mbështetje të bashkisë Tropojë thotë se është mundësi ku fermerët dhe operatorët turistik të shumtë në numër të flasin për eksperiencat dhe produktet e tyre.
“Ky panair ka për qëllim që të promovojë produktet tradicionale të Tropojës”, u shpreh drejtor i organizatës Integrimi, Xhevdet Hoxha.
Në kuadër të kësaj dite fermerët e zonës, tregojnë për punën e përditshme të tyre, ku theksojnë se me këto prodhime mbajnë familjet e tyre.
Promovime të tilla janë një mundësi e mirë për zhvillimin e zonës. Tropoja herë pas herë ka bërë aktivitete mbi çeljen e sezoneve turistike në shumë zona të saj.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




