Rikonstruktohet qendra shëndetësore në Bubullimë, u shërben 6 mijë banorëve

Sociale | 2 vite më parë

Në Bubullimë të Lushnjës pas 50 vjetësh po ri konstruktohet qendra shëndetësorë. Kjo godinë dy katëshe u shërben 6 mijë banorëve, të cilët marrin aty të gjitha shërbimet bazë të shëndetit. Mjekët dhe infermierët, kërkuan me urgjencë të ndërhyhej në rregullimin e ambienteve sepse koha e gjatë e mungesës së investimeve kishte sjellë amortizimin.

Kryetarja e  Bashkisë Eriselda Sefa, tha se lindur nga kërkesa emergjente për rregullimin e godinës, institucioni e miratoi projektin si pjesë të buxhetit të vitit 2024.

“Përveç se probleme me infrastrukturën me qendrën shëndetësore atje është dhe një problematik me kopshtin dhe po bëjmë një rikonstruksion total të të gjithës godinës”, u shpreh Kryetare e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa.

Ndërtimi i kësaj qendre shëndetësore është bërë në vitin 1974. Përveç shërbimeve mjekësore këtu u ndërtua edhe materniteti. Sot në të shërbejnë 2 mjek dhe 4 infermierë të cilat japin ndihmën e parë mjekësore për banorët e 7 fshatrave.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme