Kumbaro: 1 milion turistë kanë vizituar sitet e kulturës gjatë periudhës janar-shtator

Më shumë se 1 milion turistë kanë vizituar sitet e kulturës gjatë periudhës janar-shtator ose 35% më shumë se një vit më pare. Shifra u bë publike nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ndërsa tashmë strategjia e turizmit është hedhur për konsultim publik me synimin zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor, ku sitet kulturore kanë një vend të rëndësishëm.
Ky vit ka qenë një dëshmi e rëndësisë së përkushtimit ndaj trashëgimisë historike duke i paraprirë boom-it të turizmit kulturor që përkthehet në mbështetjen më të qëndrueshme të zhvillimit ekonomik.
Prej kohësh vërehet rritje e ndjeshme e vizitorëve, si vendas ashtu edhe të huaj që provon interesin në rritje për thesaret tona kulturore, krahas natyrës dhe ofertës akomoduese e shlodhëse.
Janë rreth 500 objekte të restauruara e mirëmbajtura, nga të cilat 210 objekte restauruar me buxhet shteti dhe donatorë, 190 objekte mirëmbajtur me buxhet shteti, 99 objekte private trashëgimie kulturore përfitues nga buxheti i shtetit për Bonusin e Rijetëzimit, investime këto që kanë kontribuar në rritjen e turizmit kulturor.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




