Dita Botërore e Ushqimit- Prodhimet shqiptare me cilësi e standarde të larta

Sociale | 2 vite më parë

Sot shënohet Dita Botërore e Ushqimit, e cila ka në fokus jo vetëm luftën kundër urisë e varfërisë por edhe rritjen e sigurisë ushqimore, për të sjellë produkte me cilësi e standarde të larta. Specialistët e fushës rekomandojnë konsumatorët të zgjedhin prodhimet shqiptare.

Zgjedhja e produkteve vendase ndihmon edhe ekonominë lokale. Edhe qytetarët e Korçës thonë se kanë më tepër besim tek produktet vendase.

Dita Botërore e Ushqimit gjithashtu ka për qëllim të sensibilizojë mbi rëndësinë e ushqimit dhe rolin e tij në shëndetin dhe mirëqenien e individit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

 Gazetare: E. Fili 

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme