Ndërhyrje rehabilituese në Ersekë, përfundon termoizolimi i pallateve në lagjen 6

Sociale | 2 vite më parë

Ka përfunduar termoizolimi i 5 pallateve në qytetin e Ersekës, përmes një investimi nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve. Puna është kryer në lagjen 6 të qytetit, aty ku tashmë banorët janë mjaft të kënaqur pasi me uljen e temperaturave, janë duke ndjerë ndryshimin brenda banesave të tyre të cilat tashmë janë të termoizoluara.

Ndërhyrja në këtë lagje të qytetit të Ersekës nuk ka mbetur me kaq pasi Bashkia e Kolonjës ka punuar edhe për rehabilitimin e trotuareve, ndërtimin e një lulishteje, ndriçimin led dhe rikonstruksionin e një fushe basketbolli. Me këto ndërhyrje kjo pjesë e qytetit ka marrë një pamje bashkëkohore duke i shërbyer plotësisht banorëve. Ndërhyrjet për termoizolimin e pallateve pritet të shtrihen në vijim edhe në pjesë të tjera të qytetit të Ersekës.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme