Vlorë, rriten çmimet e banesave me qira, studentët nuk përballojnë dot çmimet

Sociale | 2 vite më parë

Tregu imobiliar në qytetin e Vlorës ka pësuar ndryshime gjatë viteve të fundit. Shtrenjtimi i vlerës së pronës në gati trefishim në pak vite ka bërë që ndryshimi i çmimit të prek edhe qiratë. Një shtëpi shkon nga 15 mije deri në 30 mijë lekë në muaj.  Sipas kryetarit të Dhomës së Tregtisë Vlorë,  rritja e kërkesës nga shtetasit e huaj dhe turizmi kanë prishur balancat.

“Ka shumë të huaj që kërkojnë të jetojnë në qytetin e Vlorës sidomos italian, prandaj ka pasur një rritje çmimi gati 30% të qirave duke filluar nga 200-300 euro deri tek qera që arrijnë deri në 800-900 euro”, u shpreh Arben Breshani, Kryetari i Dhomës së Tregtisë Vlorë

Më të prekurit nga ndryshimi I çmimit të qirave janë studentët. Është gati e papërballueshme për ta, marrja me qira e një banese me çmimet e tregut. Një pjesë e studenteve  që vijnë nga qytete  pranë kanë zgjedhur transportin e përditshëm, ndërsa te tjerët kane zgjedhur konviktin

Drejtoresha  e konvikteve Alketa Selami shpjegon kushtet dhe kapacitetin qe kane konviktet e qytetit. Zona e Lungomares dhe skelës  ofron çmimin më të lartë për banesat me qira.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme