Liceu Artistik “Feim Ibrahimi” në Gjirokastër, 16 nxënës u regjistruan në klasat e 10-ta

Ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre që u janë drejtuar gjimnazeve kanë preferuar liceun artistik “Feim Ibrahimi” në Gjirokastër për të vijuar studimet e mesme.
Alda dhe Lioneli kanë bërë këtë zgjedhje shtyrë nga pasioni dhe talenti që kanë për muzikën dhe pikturën.
“Të gjithë si familje e kemi talent muzikën dhe mua më pëlqen shumë. Po ndjek hapat e motrës time.” U shpreh Alda.
“Kjo shkollë të lejon të shfrytëzosh talentin tënd. Kam pasur talent në pikturë, erdha këtu që ta zhvilloj atë dhe ta bëj më të mirë,” u shpreh Lioneli.
Këtë vit shkollor liceu artistik “Feim Ibrahimi” ka pritur 16 nxënës në klasat e 10-a në specialitete të ndryshme në muzikë dhe arte figurative.
“Kemi të regjistruar nxënës jo vetëm të Gjirokastrës, por edhe nga Tepelena dhe Sarandës. Synojmë që këtë vit të kemi një proces cilësor arsimor dhe sa më shumë aktivitete kulturore artistike”, u shpreh Elona Kore, Drejtore e Liceut Artistik Gjirokastër.
Liceu Artistik këtë vit mësimor në ciklin e mesëm do të frekuentohet nga 40 të rinj. Pjesë e tij janë edhe 76 nxënës që ndjekin drejtimin artistik në shkollën 9- vjeçare “Urani Rumbo”.
Me një histori 50- vjeçare në përgatitjen e artistëve të rinj, Liceu Artistik në Gjirokastër pret nxënës nga gjithë rajoni jugor.
Gazetare: Y.Ponde
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




