Tik, e vetmja degë e hapur në shkollën profesionale në Kukës

Shkolla profesionale është një alternativë për të rinjtë për tu aftësuar më shpejt në një punë të caktuar. Deri para disa viteve në Kukës nxënësit mund të zgjidhnin mes 5 degëve, mekanikës, hidraulikës, përpunimit të drurit, ekonomikut dhe tik-ut, ndërsa aktualisht është mundësi vetëm tik-u. Arsyet që u mbyllën ishin të ndryshme, nga mungesa e infrastrukturës së përshtatshme te humbja e interesit në atë moment te ato degë.
Lavdrim Shehu, këshillues i programeve rinore në Kukës thotë se të rinjtë duhet të informohen për të bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme.
“Nuk janë të informuar mjaftueshëm për potencialin, mundësinë për arsimin profesional në përgjithësi”.
Po pse prindërit mund të hezitojnë për fëmijët e tyre për të zgjedhur shkollë të mesme profesionale në Kukës?
“Ka shkolla profesionale me një degë specifike, duket se prindërit priren drejt asaj që nuk është e konsoliduar”, shton ajo.
Duket se shkolla e mesme profesionale do marrë rëndësinë e duhur, nga përmirësimi i infrastrukturës së shkollës, te shtimi i degëve.
Shtimi i degëve të reja profesionale në Kukës do t’i shërbente jo vetëm kualifikimit, formimit dhe punësimit të të rinjve të këtij qyteti por edhe një numri të madh të të rinjve nga Tropoja dhe Hasi.
Gazetare: B. Gërmizi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




