Subvencionet në bujqësi për 2025, fermerët do të mbështeten për prodhimet bio
Më 14 prill nisin aplikimet për skemën kombëtare të bujqësisë për vitin 2025. Fermerët mund të aplikojnë deri në 30 maj për të përfituar nga skemat mbështetëse te Ministrisë të Bujqësisë.
Zv/ministri i Bujqësisë Dhimitër Kote, tha se për herë të parë do të mbështeten fermerët që prodhojnë perime bio në sera.
Ndërsa për blegtorinë do t’i kushtohet vëmendje rritjes së viçave.
“Këtë vit ne kemi ndryshuar qasje për arsye sepse ne duam të hyjmë në treg të BE-së me prodhime më cilësore dhe me standarde më të larta. Ndaj ne këtë herë i dhamë mbështetje më të madhe mbrojtjes biologjike të prodhimeve në sera. Këtë vit fermerët do të marrin 300 mijë lekë të vjetra për dynym ose 3 milion leke të vjetra për hektar për mbrojtjen biologjike.”- u shpreh zëvendësministër i Bujqësisë, Dhimo Kote.
Sipas Kote këtë vit janë përmirësuar skemat e mëparshme ku bie në sy subvencionimi për numër krerësh në blegtori, lufta biologjike në sera si dhe subvencionimi për litër naftë
“Është mbështetja për krerë dhe për blegtorinë do të vazhdojë e njëjta mbështetje me veçori që këtë vit do të mbështesim edhe viçat për mish . pra do të marrin për çdo viç mashkull 50 mijë lekë të vjetra , pasi të mbushi peshën dhe moshën.
Një vit më parë nga skemat ndihmëse pjesa më e madhe e fermerëve që aplikuan ishin të interesuar për naftën pa akcizë.
Këtë vit në blegtori përveç mbështetjes për krerët, për delet dhe për dhitë do të vazhdojë mbështetja dhe për viçat meshkuj për mish, ndërsa për serat, fermeri do të futet në skemën e mbrojtjes biologjike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





