Ndahen zyrtarisht çifti Meta-Kryemadhi

Aktualitet | 1 vit më parë

Gjykata e Tiranës ka vendosur këtë të premte (11 prill) zgjidhjen e martesës mes presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.

Seanca nisi në orën 10:30 të mëngjesit, duke ofruar edhe mundësinë e pajtimit të palëve. I pranishëm në këtë seancë ishte z. Meta, ndërsa nuk është paraqitur deputetja Kryemadhi, e cila përfaqësohej nga avokati i saj mbrojtës, Redi Llanaj.

Ishte Ilir Meta ai i cili depozitoi kërkesën për divorc më 20 qershor 2024. Dyshja është nën hetim për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave në çështjen CEZ–DIA dhe për lobimin e LSI-së në SHBA. Meta u shoqërua prej forcave të Policisë së Burgjeve drejt Gjykatës Civile nga qelia e burgut 313, ku ndodhet që prej tetorit 2024, ndërsa Kryemadhi ka masën “detyrim paraqitjeje” për çështjet e hetimit që rëndojnë ndaj tyre.

Meta dhe Kryemadhi kanë qenë partnerë prej afro 30 vitesh dhe janë prindër të tre fëmijëve. Ata kanë qenë të angazhuar vazhdimisht së bashku në jetën politike, duke themeluar Lëvizjen Socialiste për Integrim, tashmë e riemërtuar në Partinë e Lirisë.

Gazater: j.k. / Lusi Përgjegji

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme