Fshati Karjan, banorët zhvillojnë agroturizmin duke mirëpritur turistë të shumtë
Dikur me mbi 150 shtëpi dhe një traditë të fortë në vreshtari, pemëtari dhe blegtori, fshati Karjan në njësinë administrative Lunxheri po rikthehet në vëmendje përmes agroturizmit.
Ky fshat ka një histori të pasur dhe tradita që janë trashëguar brez pas brezi. Banorët e tij kanë qenë të njohur për aftësitë e tyre në vreshtari, pemëtari dhe frutikulturë. Tradita këto që vazhdojnë të ruajnë ende.
Vitet e fundit, Karjani ka bërë një hap përpara në fushën e agroturizmit. Dy bujtina familjare janë hapur tashmë dhe mirëpresin vizitorë nga e gjithë bota
Karjani është një destinacion i mrekullueshëm për ata që duan të kalojnë një kohë të qetë në natyrë dhe të shijojnë produkte autentike.
Gazetare: Boralda Pëllumbi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




