Rama: Nepravishta i bashkohet programit “Fshatrat më të mirë turistikë” nga Organizata Botërore e Turizmit

Nepravishta është fshati i dytë që i bashkohet aplikimit të Shqipërisë në programin “Fshatrat më të mirë turistikë” nga Organizata Botërore e Turizmit.
Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama përmes rrjetit social Facebook.
“Mirëmëngjes dhe nga Nepravishta, atraksioni unik i Libohovës me natyrë të mrekullueshme, mikpritje të ngrohtë dhe autentike, fshati i dytë që i bashkohet aplikimit të Shqipërisë në programin “Fshatrat më të mirë turistikë” nga Organizata Botërore e Turizmit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Zogaj në Shkodër ishte fshati i parë në listën prej 6 vendeve në listën e Shqipërisë në programin ndërkombëtar “Fshatrat më të mirë turistikë” të Organizatës Botërore të Turizmit, një nismë që vlerëson fshatrat që kanë ruajtur identitetin, trashëgiminë dhe natyrën e tyre, duke zhvilluar turizmin në mënyrë të qëndrueshme.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro postoi një javë më parë në rrjetin social Facebook se “Zogaj, fshati i peshkatarëve dhe artizanëve që me thesaret e tij natyrore, kulturore e mikpritjen e rrallë, është në listën e 6 fshatrave që përfaqësojnë Shqipërinë në aplikimin për “Fshatrat më të mirë turistikë” të Organizatës Botërore të Turizmit”.
Shqipëria konkurron mes 65 shteteve, me plot 270 fshatra, që garojnë për titullin “Fshatrat më të mirë turistikë” .
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





