Labova e Kryqit, fshati përtej kërshërisë së turistëve

Jemi në Labovën e Kryqit, një nga fshatrat më të vizituar të bashkisë së Libohovës. Ky fshat i cili mbart histori, natyrë dhe arkitekturë unike, çdo vit tërheq më shumë turistë vendas e të huaj.
“Është si të zbulosh një sekret të lashtë të ruajtur me kujdes nga koha”, tha një turiste.
“Po eksplorojmë Shqipërinë prej disa ditësh dhe Labova ka qenë një ndër ndalesat më të veçanta”, u shpreh një tjetër turiste.
Përtej bukurisë që tërheq turistët, Labova ruan edhe ritmin e saj të qetë të jetës. Banorët, të lidhur fort me tokën, traditën dhe njëri-tjetrin, vijojnë të mbajnë gjallë zakonet e hershme.
“Merremi me punë bujqësie”, u shpreh një ndër banorët.
Ky fshat nuk është vetëm një destinacion për turistët, por një vend ku historia, tradita dhe jeta e përditshme bashkëjetojnë në harmoni. Vizitorët largohen me bukurinë që panë, por ata që jetojnë këtu mbeten me përkushtimin për ta ruajtur këtë pasuri çdo ditë. Labova e Kryqit është një thesar i gjallë që meriton kujdes të qëndrueshëm për të, për banorët dhe për trashëgiminë që mbartë.
Gazetare: Boralda Pëllumbi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





