“Rozafa” josh turistët. Vizitorët mahniten me kalanë, historinë dhe peizazhin fantastik

Turizëm | 1 vit më parë

Kalaja e Rozafës po mahnit gjithnjë e më shumë vizitorë dhe mbetet një nga monumentet e kulturës më të vizituara nga turistët vendas dhe të huaj.

Numri i vizitorëve është gjithnjë në rritje në këtë atraksion turistik, i cili përveç bukurive mban dhe misterin e historisë së saj.

“Unë jam nga Holanda. Jemi me pushime dyjavore në Shqipëri dhe është hera e parë që e vizitojmë Shkodrën. Gjithmonë më kanë pëlqyer kalatë, historia, lashtësia, rrëfimet që mbartin. Më duken shumë interesante. Ende nuk e kam parë atë brenda mureve, por nëse është siç e imagjinoj, duhet të jetë mahnitëse”, u shpreh një turist.

“Na pëlqejnë kalatë dhe historia. Jemi kuriozë të shohim si është nga brenda. Kalaja më duket tepër e veçantë, ndërsa dua të veçoj njerëzit në Shqipëri, që janë tepër mikpritës, të gatshëm për të ndihmuar”, tha një turiste tjetër.

Jo vetëm për vlerat historike, por edhe për peizazhin që ofron, Kalaja e Rozafës është objektiv i turistëve nga Evropa, Lindja e Mesme e Amerika. Ajo është një nga 30 kalatë e Shqipërisë, që sjell dëshmi nga shekulli i 3-të dhe i 4-t para erës sonë e deri në fillimin e shekullit të kaluar, kur kalaja i rezistoi pushtimit të ushtrisë së Malit të Zi.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme