Plazhi i Tales, destinacioni i verës. Zona turistike në Lezhë larg zhurmës urbane
I ndodhur mes grykëderdhjes së lumenjve Mat dhe Drin, plazhi i Tales në Lezhë është kthyer këtë verë në një nga destinacionet më të preferuara turistike në bregdetin shqiptar. Me një vijë bregdetare të gjerë dhe të pastër, në këto ditë të nxehta korriku, kjo zonë turistike mirëpret çdo ditë mijëra pushues.
“Ka qetësi dhe pastërti. Të gjitha i gjen në plazhin e Tales gjithashtu dhe çmimet janë shumë të arsyeshme”, u shpreh një pushues.
“Nuk e ndryshoj plazhin e Tales me asnjë vend, më pëlqen uji dhe rëra”, tha një pushues tjetër.
Rritjes së fluksit të pushuesve i janë përgjigjur edhe strukturat private. Gjatë viteve të fundit, në Tale janë shtuar ndjeshëm njësitë e akomodimit dhe shërbimit, duke ofruar një përvojë më të kompletuar për turistët vendas dhe të huaj.
“Në Tale mund të gjesh qetësi, pastërti, cilësi në shërbim. Kemi frekuentues të ndryshëm nga Kosova, nga Evropa por dhe vendas”, tha një operator turistik.
Bregdeti i Tales është një ftesë për të gjithë ata që kërkojnë pushime larg zhurmës dhe me kosto të ulët.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





