Lungomarja e Vlorës çlirohet nga barrikadat, Rama publikon foto: Të gjithë kanë hapësirën e tyre, qytetarët, vizitorët, turistët, edhe njësitë e shërbimit

Qyteti i Vlorës ka hyrë në javën e dytë të një aksioni të gjerë për prishjen e ndërtimeve pa leje, me objektivin për të çliruar hapësirat publike dhe për të përmirësuar infrastrukturën urbane.
Kryeministri Edi Rama publikoi të martën në rrjetet sociale foto të Lungomares, duke treguar zonën e çliruar nga barrikadat që pengonin lëvizjen dhe shfrytëzimin e saj.
“Vlora sot pasdite. Ja se si doli në dritë Lungomarja, thjesht duke hequr barrikadat absurde dhe frymën e shëmtimit kioskëzues, ndërkohë që të gjithë kanë hapësirën e tyre, edhe qytetarët, vizitorët, turistët, edhe njësitë e shërbimit, të çliruara nga “rraqet” e tepërta dhe të tërhequra qytetarisht në zonën e tyre,” ka shkruar kryeministri Rama.
Ky aksion për lirimin e Lungomares është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për rivitalizimin e hapësirave publike dhe forcimin e rendit urban, veçanërisht në zonat turistike të vendit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





