Numër i lartë vizitorësh në Pogradec, turistët vlerësojnë liqenin, ajrin e pastër dhe ushqimin

Turizëm | 1 vit më parë

Pogradeci po përjeton ditë të ngarkuara me vizitorë vendas dhe të huaj që kanë zgjedhur qytetin buzë liqenit si një nga destinacionet më të qeta dhe mikpritëse të verës shqiptare.

“Është hera e parë që vijmë këtu dhe është një vend shumë i këndshëm, liqeni është i madh dhe shumë i bukur, po ashtu edhe njerëzit janë shumë të mirë dhe ushqimi i shkëlqyer”, u shpreh një turiste.

“Ne jemi nga Greqia dhe është hera e parë që vijmë në Pogradec dhe na pëlqen shumë”, tha një turiste tjetër.

“Është shumë këndshëm këtu, qetësi dhe shumë qytet i pastër, shpresojmë të vijmë sërish për të qëndruar më gjatë”, tha një prej turistëve.

Aktualisht Pogradeci ofron rreth 2000 shtretër në 47 struktura hotelerie. Rritja e kërkesës ka nxjerrë në pah nevojën për zgjerimin e kapaciteteve dhe shtimin e operatorëve turistikë.

Gazetare: Eftjola Fili

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme