Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030, synon rritje të ndjeshme të të ardhurave

Turizëm | 1 vit më parë

Qeveria shqiptare ka miratuar tw enjten  Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030, një dokument i rëndësishëm që do të shërbejë si udhërrëfyes për zhvillimin e turizmit në Shqipëri gjatë gjashtë viteve të ardhshme. Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila e cilësoi këtë si finalizimin e një pune gati dyvjeçare.

Kumbaro theksoi se strategjia ka objektiva të qartë dhe të matshëm për rritjen e të ardhurave nga turizmi, shoqëruar me përmirësimin e kapaciteteve akomoduese dhe të standardeve të shërbimit. Një tjetër pikë kyçe është ndarja e Shqipërisë në gjashtë rajone turistike, me qëllim zhvillimin e produkteve turistike specifike për secilën zonë.

Gjashtë rajonet turistike të Shqipërisë janë:

Rajoni turistik i bregdetit të Adriatikut

Rajoni turistik verior i brendshëm

Rajoni turistik i Tiranës

Rajoni qendror

Rajoni turistik i bregdetit të Jonit

Rajoni turistik jugor i brendshëm

Strategjia mbështetet në gjashtë shtylla kryesore, që përfshijnë investimet, politikat fiskale, menaxhimin e destinacioneve, zhvillimin e produkteve turistike, marketingun dhe ngritjen e kapaciteteve.

Këto shtylla ndërtohen mbi tre parime bazë: aspektin social, mjedisor dhe ekonomik, duke pasur parasysh zhvillimin e qëndrueshëm.

Kumbaro shprehu mirënjohje për të gjithë specialistët e ministrisë dhe partnerët e GIZ që kontribuan në hartimin e këtij dokumenti strategjik, i cili kaloi edhe fazën e konsultimit publik me grupet e interesit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme