Turizmi në Gjirokastër nuk ka sezon, rezervime të qëndrueshme edhe për shtator–tetorin
Gjirokastra vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët.
Jo vetëm gjatë verës, por edhe muajt në vijim parashikojnë rezervime të larta në strukturat akomoduese.
Turistët kërkojnë përvoja të reja në qytetin e gurtë.
“Unë vij nga Franca. Zgjodha të vizitoj Gjirokastrën pasi e pashë në rrjetet sociale. Është më e bukur nga sa e prisja. Kam ngelur e mrekulluar.“
“Gjirokastra ka arkitekturë tepër të veçantë. Kam ngelur e impresionuar.“
Operatorët turistikë raportojnë interes të qëndrueshëm. Vizitorët po kërkojnë eksperienca kulturore, gastronomi dhe evente tradicionale që e mbajnë qytetin të gjallë gjatë gjithë vitit.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë në Gjirokastër, Maksim Hoxha, bën me dije se edhe për muajt në vijim priten rezervime të qëndrueshme.
“Sivjet në këtë sezon ka pasur shumë grupe individuale, që ka ndikuar në rritjen e fluksit nëpër ‘guest house’ dhe shtëpitë e rregulluara, si dhe një rënie të vogël në sektorin e hotelerisë. Në muajin shtator dhe tetor, që janë muajt e sezonit kulturor turistik, në të cilin Gjirokastra është e përfshirë, ne kemi pritshmëri. Kemi edhe pararezervimet,” thotë z. Hoxha.
Rritja e rezervimeve edhe jashtë sezonit veror pritet të japë një shtysë të re për ekonominë dhe bizneset lokale.
Gazetare: Enkeleda Domeri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





