Gjirokastra nga ajri, turizëm aventure dhe adrenalinë me parashutë
Të huajt zgjedhin të shijojnë bukuritë e Gjirokastrës nga ajri.
Këtë herë, pjesë e këtij sporti ajror ishte një grup prej 19 personash nga Spanja dhe Argjentina. Instruktori Xhoel Miran tregon arsyet pse zgjedh pikërisht Gjirokastrën për të zhvilluar këtë aktivitet.
“Kemi tetë ditë në Shqipëri, ndërsa në Gjirokastër ndodhemi prej dy ditësh. U hodhëm me parashuta dhe është një eksperiencë e bukur. Natyra impresionuese!” thotë instruktori i parashutizmit.
Ndërkaq, një prej parashutistëve nga Argjentina ndan përshtypjet e tij mbi eksperiencën dhe kënaqësinë që ka përjetuar në vendin tonë.
“Është hera e parë që e vizitoj këtë vend. Unë jam i apasionuar pas parashutizmit. E kam provuar këtë sport në vende të ndryshme, por këtu mora një ndjesi, adrenalinë të madhe, falë kësaj natyre të mrekullueshme. Pa dyshim do të kthehemi përsëri në këtë vend me miqtë tanë të apasionuar pas parashutizmit,” thotë parashutisti Horman Agli nga Argjentina.
Ky grup do të qëndrojë për 20 ditë në Shqipëri, ku do të eksplorojë destinacione të ndryshme dhe do të provojë hedhje të tjera me parashutë në vende të ndryshme të vendit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





