Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

Moti | 1 vit më parë

Ditën e diel (7 shtator), vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura kryesisht në relievet malore në lindje si dhe zonën e jugut.

Në relievet e larta malore të zonës së jugut qarqet Vlorë dhe Gjirokastër reshjet e shiu në periudha tepër afatshkurtra në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Deti do të jetë i valëzimit 1-2 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme