Parku Divjakë-Karavasta, 370 mijë vizitorë në 8 muaj, tërhequr nga bukuria e natyrës së virgjër

Turizëm | 1 vit më parë

Vjeshta sjell më tepër turistë në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta. Interesi për florën dhe faunën e egër të parkut sjellin vizitorë nga Spanja, Kroacia, Italia, etj. Ndalesa e parë e turistëve në këtë park mbetet në Qendrën e Vizitorëve të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, Kulla 360 gradë, udhëtimi me varka, dhe shëtitja në pyllin e madh të Divjakës.

Gjithçka në këtë vend është unike dhe për turistët kjo është një eksperience e paharruar. Ky grup turistësh spanjollë të cilët vizitojnë për herë të parë Divjakën, ka mbetur i mahnitur . Ata nuk e mendonin se do te gjenin këtu natyrë të egër.

“Vij nga Spanja për herë të parë në Shqipëri. Do të qëndrojmë 15 ditë dhe do të vizitojmë shumë vende. Laguna më pëlqen shumë, sidomos pylli që qenka i ruajtur dhe i mirëmbajtur. Paska shumë pemë të vjetra dhe çdo gjë duket bukur”, u shpreh një turiste.

Divjaka është e preferuar edhe për shqiptarët të cilët po e vizitojnë gjithnjë e më tepër vendin e tyre. Ky çift emigrantësh kthehet çdo vit në Shqipëri  për t’i kujtuar fëmijës prejardhjen e prindërve dhe për të mos harruar gjuhën shqipe. Vizita në park është gjithnjë pjesë e agjendës.

”Ne kemi ardhur nga Greqia dhe shikojmë nga afër se si është Divjaka+ 55”-01’ Parku shumë i bukur, ka ngelur ai që ka qenë”, tha një vizitor.

“Në fakt Laguna e Karavastasë është një ndër zonat që kërkohet më shumë. Kombësitë që vijnë më shumë janë gjermanët, holandez, dhe spanjoll”, u shpreh udhërrëfyesja, Magbule Sule    

Shifra e personave që kanë vizituar Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta këtë vit është dy herë më e lartë se një vit më parë. Sipas statistikave, në tetë muajt e këtij viti ky park është vizituar nga afro 370 mijë persona, nga të cilët afro 260 mijë janë shqiptarë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme