Muzeu Historik në Tepelenë, 400 vizitorë në tri muajt e verës, kryesisht të huaj

Turizëm | 1 vit më parë

Muzeu Historik i Tepelenës është kthyer në një nga pikat më të vizituara të qytetit, duke tërhequr vetëm në tre muajt e fundit rreth 400 vizitorë.

“Deri më sot që flasim ky numër i kanë kaluar 400. Turistët janë të interesuar për vitet ‘45-’90 dhe për kampin e Tepelenës material të cilin ua shfaqim edhe në monitor”, u shpreh Klejda Gaba, Përgjegjëse e Muzeut Historik  Tepelenë.

Me ekspozita dhe objekte që pasqyrojnë historinë dhe trashëgiminë kulturore të zonës, muzeu mbetet një destinacion i rëndësishëm për të gjithë ata që duan të njihen më nga afër me të shkuarën e Tepelenës.

Muzeu Historik i Tepelenës mbetet një pikë referimi për të gjithë ata që duan të njihen më nga afër me të shkuarën e kësaj zone. Ai jo vetëm ruan dëshmi të vyera të historisë lokale, por është edhe një hapësirë që nxit turizmin kulturor, duke e kthyer Tepelenën në një destinacion më të vizituar vit pas viti.

Gazetare: Enkeleda Domeri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme