Shtatori i preferuar nga turistët – Leskoviku po fiton zemrat e vizitorëve të huaj
Leskoviku po tërheq gjithnjë e më shumë turistë francezë, të cilët zgjedhin këtë qytet për natyrën e qetë, ajrin e pastër dhe ushqimin tradicional që ofrohet në restorantet dhe bujtinat e zonës.
Banorët mikpritës dhe ritmi i qetë i jetës e bëjnë këtë vend një ndalesë të veçantë për ata që duan të largohen nga zhurma e qyteteve të mëdha.
Operatorët turistikë që shoqërojnë grupet e huaja shprehen se shtatori është muaji më i preferuar për francezët për të vizituar Shqipërinë.
“Për turistët francez ky është udhëtimi i shekullit, mezi presin të vijnë dhe kur ikin janë shumë të kënaqur”, u shpreh një operatore turistike.
Njëri nga turistët francez rrëfeu se, edhe pse kishte dëgjuar më parë gjëra të ndryshme për shqiptarët, këtu ka gjetur një përvojë krejt tjetër.
“Ndihem shumë mirë këtu dhe Shqipëria po më pëlqen shumë”, tha turisti.
Leskoviku po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e itinerarit të udhëtimeve në Shqipëri, duke treguar se vendet e vogla, me vlera të mëdha, kanë çfarë t’u ofrojnë vizitorëve që kërkojnë përvoja autentike dhe të qeta.
Gazetare: Xhensila Lazi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





