Përfundon shpërndarja e librave falas për nxënësit në diasporë, Kumbaro: Ruajtja e gjuhës dhe identitetit, mban gjallë lidhjen me atdheun

Ka përfunduar edhe për këtë vit të ri shkollor 2025-2026 procesi I sigurimit dhe shpërndarjes së teksteve falas për nxënësit shqiptarë në diasporë.
Lajmi është bërë me dije nga Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro e cila deklaron se vetëm këtë vit janë shpërndarë 27,198 tekste mësimore për nxënësit në diasporë, ndërsa në total prej 2019-ës janë shpërndarë 117,138 tekste mësimore.
Kumbaro thekson se ruajtja e gjuhës dhe identitetit është mënyra më kuptimplotë për të mbajtur gjallë lidhjen me atdheun.
“Gjuha shqipe fluturon kudo. Me shumë dashuri dhe përkushtim, ka përfunduar edhe për këtë vit shkollor procesi i sigurimit dhe shpërndarjes së teksteve falas për nxënësit shqiptarë në diasporë
Prej 7 vitesh, Qeveria Shqiptare, përmes Ministrisë së Arsimit dhe Qendrës së Botimeve për Diasporën, kujdeset që fëmijët shqiptarë jashtë vendit të kenë në duar librat e gjuhës dhe kulturës amtare.
Vetëm këtë vit janë shpërndarë 27,198 tekste mësimore për nxënësit tanë në diasporë, ndërsa që nga viti 2019 e deri sot janë dërguar plot 117,138 tekste për fëmijët shqiptarë në çdo cep të botës”, shkruan Kumbaro në rrjetin social Facebook.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





