Rikthim studentësh nga Tropoja në Kukës, interes për studime në Shkodër pas fushatave promovuese

Arsim | 12 muaj më parë

Rikthimi i studentëve të ardhur nga qytete si Kukësi apo Tropoja vërehet edhe në ndërmarrjen e trajtimit të studentëve në Shkodër. Drejtorja Sindia Kopliku tregon se këtë vit ka pasur kërkesa të shtuara edhe nga këto qytete.

“Ne kemi çmimet më konkurruese ne treg duke qenë se ky është një sponsorizim dhe nga Bashkia Shkodër, e cila jep ndihmesën kryesore për akomodimin e studentëve”, u shpreh drejtoresha e Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve Shkodër.

Kopliku këtë e lidh edhe me promovimin e bërë gjatë vitit të shkuar. Ku takimet e stafit akademik të universitetit “Luigj Gurakuqi” si dhe stafit të ndërmarrjes së trajtimit të studentëve dhe maturantëve në këto qytete kanë qenë intensive.

“Në këto rrethe mund të përmend Kukësin, Hasin, Rrëshenin, janë disa rrethe të cilat në 5 vjecar nuk ka pasur asnjë kërkesë. Në vitin 2025 është bërë një rikthim i të gjithë këtyre rretheve”, shtoi ajo.

Në dekadën e fundit universiteti i Shkodrës u shoqërua me një tkurrje të studentëve kryesisht atyre të qyteteve të afërta të veriut. Regjistrimet për në universitetin e Shkodrës do të vijojnë edhe në raundin e tretë ku vetëm në fund të muajit tetor pritet të ketë një numër të saktë mbi regjistrimet e kryera si në fakultete po ashtu edhe pranë konvikteve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme