Siguria në gjykata – Kreu i Gardës në SPAK e GJKKO, takohet me Erion Banin

Aktualitet | 12 muaj më parë

Kreu i Gardës së Republikës Simon Zereci ka mbërritur këtë të premte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për t’u takuar me zv.kryetarin e këtij institucioni, Erion Bani, në lidhje me sigurinë në gjykata.

Gjatë takimit, mësohet se është kërkuan inspektimi i ambienteve të gjykatave, pas ngjarjes tragjike të 6 tetorit ku u qëllua për vdekje brenda sallës së gjyqit, gjyqtari i Gjykatës së Apelit Astrit Kalaja.

Vrasja e tij shkaktoi një tronditje të thellë në sistemin e drejtësisë dhe në të gjithë shoqërinë shqiptare, duke nxitur reagime të fuqishme nga përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë dhe të shtetit.

Një ditë më parë (9 tetor), gjykatësit në vend kërkuan ndërhyrje të menjëhershme për garantimin e sigurisë në gjykata dhe mbrojtjen e gjyqtarëve. Në përfundim të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Republikës, u prezantuan një sërë propozimesh konkrete për forcimin e sistemit gjyqësor në aspektin fizik, institucional dhe ligjor, ndërsa theksuan se “asnjë akt dhune, kërcënimi apo fushatë urrejtjeje nuk do ta ndalë sistemin gjyqësor nga përmbushja e detyrës kushtetuese”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme