Fermeri që kultivon mollën prej 20 vitesh. Këtë vit prodhimi i mbarë, por sfidë gjetja e tregut

Bujqësi | 12 muaj më parë

Feim Mankolli është një fermer nga fshati Burimas i Maliqit. Ai prej 20 vitesh kultivon mollën, duke arritur që sot të ketë një sipërfaqe prej 4,5 Ha. Këtë vit ai ka mbetur i kënaqur nga cilësia e prodhimit, por është ende duke u munduar që të gjejë tregun për shitje.

“Tregu fillimisht u paraqit mirë, më pas me kalimin e kohës fshatari  fut mollën dhe vuan, vijnë tregtarët dhe kërkojnë të ulin çmimin”, u shpreh fermeri, Feim Mankolli.

Ndërsa e gjetëm duke vjelë një prej varieteteve të mollëve, Feimi na tregon se vështirësia më e madhe qëndron te fuqia punëtore.

“Nuk ka punëtor të kualifikuar apo kanë ikur të gjithë jashtë”, tha ai.

Fermeri nga Burimasi bën apel për subvencione që u vijnë në ndihmë fermerëve. Një tjetër vështirësi për fermerët është edhe mungesa e dokumentacionit për tokat bujqësore, për shkak të së cilës ata nuk mund të përfitojnë fonde apo subvencione.

Gazetare: Kostanca Koçi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme