Sot mot i kthjellët në gjithë territorin, kushte atmosferike të qëndrueshme

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, pa përjashtuar vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, e kryesisht në atë veriperëndimorë, pritet të fitojë shpejtësinë 10 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1–2 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




