Aplikacioni që ndihmon me problemet e shëndetit mendor, gjimnazistet e “28 nëntorit” në Shkodër fituese të konkursit

Aktualitet | 12 muaj më parë

Një tjetër sukses për gjimnazin “28 Nëntori” në Shkodër.

Nxënëset Ajsi Beqiri dhe Shanel Rrosha janë shpallur fituese të Çmimit të Parë në nivel rajonal me projektin e tyre inovativ “MindMate: AI-Powered Mental Health Buddy”, një aplikacion që synon të ndihmojë të rinjtë në përballimin e sfidave të shëndetit mendor përmes inteligjencës artificiale.

“Uebsajti përmban tre chatbot-e dhe secila ka një kategori të vetën. Mund t’i shkruash për çdo problem që të kesh dhe ajo të kthen përgjigje. Kur adoleshenti bën llogari në uebsajtin tonë, mund të shkruajë në të gjitha chatbot-et dhe të gjitha informacionet ruhen aty. Nëse aty detekton ndonjë fjalë kyçe dhe e bën të duket si emergjencë, atëherë atij i dërgohet një sinjal. Pra, ndalon që gjërat të shkojnë më tej”, tha Shanel Rrosha, nxënëse në “28 Nëntori”.

“Në momentin që tha emrat tanë, për ne ishte një nga emocionet më të bukura”, tha Ajsi Beqiri, nxënëse në “28 Nëntori”.

Projekti, i zhvilluar me pasion dhe përkushtim, është realizuar nën mentorimin e mësueses Vjola Jerina.

“ADF na mbështet për vijimësinë e projektit. Ka investuar për një laborator për inteligjencën artificiale dhe çdo vit certifikohen nga 20 nxënës nga shkolla jonë”, tha Vjola Jerina, mësuese në gjimnazin “28 Nëntori”.

Ky vlerësim e rendit projektin “MindMate” ndër nismat më premtuese të të rinjve shqiptarë, duke e bërë Shkodrën shembull të kreativitetit dhe inovacionit në arsimin e mesëm.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme