Kukës/45-vjeçari derdh benzinën brenda dyqanit, thirrje punonjësve dhe klientëve të dalin jashtë

Një incident i rëndë ka ndodhur në një dyqan të një kompanie celulare rreth orës 15:33, në lagjen nr. 2 të qytetit të Kukësit, ku sipas informacioneve paraprake, shtetasi K. Sh., 49 vjeç, banues i Kukësit, dyshohet se ka derdhur një sasi benzine brenda dyqanit dhe u ka bërë thirrje punonjësve dhe klientëve të pranishëm të dalin jashtë, duke krijuar një situatë të tensionuar dhe potencialisht të rrezikshme.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Kukësit kanë ndërhyrë me shpejtësi në vendngjarje.
Falë reagimit të menjëhershëm, forcat e rendit arritën të neutralizojnë shtetasin K. Sh. dhe ta shoqërojnë atë në Komisariatin e Policisë Kukës për veprime të mëtejshme procedurale.
“Rreth orës 15:33, në lagjen nr 2, në një dyqan të një kompanie celulare, shtetasi K. Sh., 49 vjeç, banues në Kukës, dyshohet se ka derdhur një sasi benzine dhe u ka bërë thirrje punonjësve dhe klientëve të dalin jashtë. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat bënë të mundur neutralizimin e shtetasit dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale“, thuhet në njoftimin e policisë.
Aktualisht, grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, duke mbledhur dëshmi dhe prova për të dokumentuar ligjërisht incidentin.
Motivet që çuan shtetasin në këtë veprim ende nuk janë bërë të qarta, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e mundshme.
Policia e Shtetit ka konfirmuar se situata është nën kontroll dhe nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale të mëdha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



