Festa e Pavarësisë/ Kupa e Miqësisë mbledh veteranët e futbollit në Shkodër, më 28 nëntor

Me rastin e Festës së Pavarësisë, më 28 nëntor, në qytetin e Shkodrës do të zhvillohet Kupa “Miqësia”, një aktivitet sportiv që do të bashkojë veteranët e futbollit nga Shqipëria, Kosova dhe Diaspora.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë katër skuadra: Kombëtarja e Veteranëve të Shqipërisë, Veteranët e Vllaznisë, Veteranët e Kosovës dhe Veteranët e Diasporës së Belgjikës.
Kupa “Miqësia” synon të sjellë së bashku ish-futbollistë nga trevat shqiptare dhe komuniteti shqiptar në Diasporë, duke e kthyer futbollin në një mundësi bashkimi, takimi dhe festimi në një datë të veçantë për të gjithë shqiptarët.
Përmes këtij aktiviteti, festa e 28 Nëntorit do të shoqërohet edhe me frymën e miqësisë dhe solidaritetit që përcjell futbolli.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




