Moti sot relativisht i qëndrueshëm, mesdita me shi në relievet malore lindore

Ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura. Në orët e mesditës, reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të vendit.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësinë 10 m/s.
Valëzimi do të jetë i forcës 2–3 ballë në detet Adriatik dhe Jon.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




