E premtja me shi deri pasdite përgjatë relieve malore, shtrëngata përgjatë Ultësirës Perëndimore

Ditën e premte, situata meteorologjike në Shqipëri parashikohet me vranësira, të cilat gradualisht pas orëve të mesditës do të jenë prezente përgjatë relieveve malore.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët deri mesatar do e shoqërojnë vendin që në orët e para të 24-orëshit. Përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në jugperëndim, reshjet do të vijnë me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Nga orët e mesditës e pasdite, reshjet pritet të mbeten prezente, por me intensitet të ulët kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim–perëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësinë deri 12 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1–3 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




