Sa lexojnë të rinjtë sot, perceptimi dhe mesazhet e tyre për rëndësinë e librit

Arsim | 11 muaj më parë

Në një kohë kur teknologjia po zë gjithnjë e më shumë hapësirë në jetën e përditshme, leximi i librave duket se po bëhet gjithnjë e më i rrallë mes të rinjve. Megjithatë, vetë ata pranojnë se libri mbetet një burim i pazëvendësueshëm dijesh dhe frymëzimi.

Sipas të rinjve, leximi nuk është më pjesë e zakonshme e përditshmërisë së bashkëmoshatarëve të tyre, pasi rrjetet sociale dhe përmbajtjet e shpejta online e kanë zëvendësuar shpesh kontaktin me librin.

“Adoleshentët sot janë ndarë në dy pjesë, ata që e kanë qejf librin dhe ata që nuk lexojnë fare”, u shpreh një vajzë adoleshente.

“Ka shumë që nuk e preferojnë leximin por dëshirojnë angazhime te tjera sic janë sportet, teknologjia etj.”, tha një tjetër.

Megjithatë, të rinjtë që lexojnë rregullisht theksojnë se libri ndihmon në zhvillimin e mendimit kritik, pasurimin e fjalorit dhe formimin kulturor.

“Leximi formëson atë që jemi ne, artikulimin tonë dhe botën tonë të brendshme”, tha e reja.

Vetë të rinjtë japin mesazhe të qarta për moshatarët e tyre, të mos e shohin leximin si detyrim shkollor, por si mënyrë për të zgjeruar horizontet dhe për të njohur botë të reja, duke theksuar se leximi është një investim për veten dhe për të ardhmen.

Gazetare: Eftjola Fili

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme