23 armë, pajisje shpërthyese e uniforma policie, çmontohet baza e arsenalit në Tiranë, arrestohet 1 person, në kërkim 2 të tjerë

Aktualitet | 12 muaj më parë

Zbulohet në Tiranë baza e arsenalit me armë të trafikuara. 23 armë zjarri, nga të cilat 5 snajper, 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, pajisje për bllokimin e valëve, si dhe uniforma policie, janë gjetur brenda një furgoni në pronësi të një 34-vjeçari. Ky i fundit është arrestuar nga blutë e kryeqytetit, ndrësa 2 persona të tjera janë shpallur në kërkim.

“Finalizohet nga Sektori i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “The van”.   

Zbulohet një bazë ku ishte fshehur një arsenal armësh të dyshuara të trafikuara.       

Sekuestrohen 23 armë zjarri (5 prej tyre me snajper), 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, paisje për bllokimin e valëve, uniforma si të Policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme.   

Vihet në pranga 34-vjeçari që dyshohet se i posedonte. 

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari  kriminale.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që posedonte arsenal armësh, Sektori i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, ditën e sotme, ka zhvilluar në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “The van”. Në kuadër të këtij operacioni:

-u arrestua shtetasi E. S., 34 vjeç, banues në Tiranë si dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas, gjeneralitet e të cilëve nuk bëhen të ditur për shkak të hetimit.

Gjatë operacionit, në rrugën “Myslym Shyri”, gjatë kontrollit në furgonin e shtetasit E. S. u gjetën:   

-12 armë zjarri pistoletë të markave “Beretta”, “Glock”, “Rex Delta”, “Ruger-57” dhe “Tanfoglio”;

-6 armë zjarri automatike;  

-5 armë zjarri me tytë të gjatë (me shënjestër optike, të ngjashme me snajper);  

-1 silenciator;

-17 krehra për armë zjarri të ndryshme; 

-pjesë të ndryshme armësh zjarri;

-15 000 fishekë;

-17 kuti me pranga të ngjashme me ato që përdoren nga Policia; 

-12 celularë dhe pajisje që përdoren për shpërthime në distancë; 

-pajisje elektronike gjurmuese (GPS);  

-pajisje për bllokimin e valëve;

-pajisje për numërimin e kartëmonedhave; 

-3 komplete uniformash të ngjashme me ato të Policisë. 

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe për zbardhjen e qëllimit të mbajtjes së arsenalit të armëve dhe të pajisjeve të sekuestruara”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme