Grumbullimi i patates, prodhim i mbarë dhe me cilësi të lartë

Bujqësi | 11 muaj më parë

Në Shishtavec dhe fshatrat përreth ka nisur procesi i shkuljes së patates. Ymer Noka nga fshati Novosej është ndër fermerët që po grumbullon prodhimin, punë të cilën e kryen së bashku me familjen e tij.

Patatja e Shishtavecit njihet për cilësinë e saj të lartë dhe për shijen karakteristike, çka e bën të kërkuar nga konsumatorët në tregjet vendase dhe më gjerë.

“Patatja e vendit ka peshë dhe ka shumë shije dhe kemi prodhim të mirë”, tha Noka.

Përveç patates, fermerët e zonës merren edhe me kultura të tjera bujqësore. Ymer Noka, i angazhuar çdo sezon me punimin e tokës, tregon se puna në bujqësi është e vazhdueshme gjatë gjithë vitit.

Pas përfundimit të shkuljes së patates, fermerët nisin punën menjëherë, duke plehëruar tokën për sezonin e ardhshëm, që të mbjellim sërish pataten.

 Gazetar: D. Shehu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme