Prodhim i lartë, treg i vështirë për shegën, fermerët e Gostimës shesin me çmim të ulët

Bujqësi | 11 muaj më parë

Fshati Gostimë i Bashkisë Cërrik në Elbasan është një ndër zonat me sipërfaqe të mëdha të kultivimit të kulturave të pemëtarisë,  ku shega zë një vend të veçantë.

Fermerët thonë se ky vit ka qenë i mbarë dhe prodhimi ka rezultuar me rendiment të lartë. Megjithëse toka dhe klima kanë ndikuar që fruti i shegës të ketë cilësi të lartë, problem mbetet çmimi i ulët i saj.

“Në zonën tonë prodhimi është i lartë por shitja ka qenë e ulët, dhe cilësia është shumë e mirë”, tha një fermer.

Fermerët shprehen se tregtarët përpiqen vazhdimisht të mbajnë çmime të ulëta, e për pasojë, një  pjesë e prodhimit mbetet pa u shitur, edhe pse në Cërrik funksionon një pikë grumbullimi. Të ardhurat, sipas fermerëve, mbulojnë vetëm shpenzimet.

“Mbulojmë  shpenzimet tona”, tha fermeri.

Përveç shegës, fermerët e Gostimës kultivojnë edhe rrush, i cili gjithashtu has vështirësi në treg. Aktualisht, disa prej tyre kanë nisur shartimin e ullirit, një kulturë që prej vitesh mbetet ndër burimet kryesore të të ardhurave në këtë zonë.

Gazetar: M. Mirashi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme