Në Libohovë po korret misër, procesi u vonua për shkak të kushteve klimatike
Në Bashkinë e Libohovës, fermerët janë në kulmin e punës së tyre. Kjo periudhë i gjen ata të angazhuar kryesisht me korrjen e misrit, një proces që këtë vit ka ardhur disi me vonesë për shkak të kushteve klimatike.
Sipas specialistit të bujqësisë pranë bashkisë, Filip Zera, deri më tani është korrur rreth 40% e sipërfaqes së mbjellë me misër.
“Korja e misrit në Bashkinë Libohovë, për shkak të kushteve atmosferike të cilat nuk kanë qenë të përshtatshme me reshje të shumta dhe lagështi është vonuar për momentin. Deri më sot janë korrur rreth 40% ë sipërfaqes”, u shpreh Specialist i bujqësisë.
Krahas korrjes së misrit, fermerët e zonës po vijojnë edhe me punimet e stinës së vjeshtës. Ata janë duke përgatitur tokat për mbjelljet e reja.
“Në mbjelljet e reja kulturat e tërshërës ka përfunduar dhe ka pak sipërfaqen e pa mbjelle, është mbjellë kultura e elbit në masën rreth 80%, në një si[përfaqe prej 70 hektarësh”, tha ai.
Aktualisht në territorin e Bashkisë Libohovë janë mbjellë rreth 70 hektarë me elb, 80 hektarë me grurë dhe 220 hektarë me misër. Autoritetet vendore shprehen se po ndjekin nga afër ecurinë e punimeve dhe mbështesin fermerët për të siguruar rendimente sa më të mira për sezonin që vjen.
Gazetare: B. Pëllumbi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





