Bizneset familjare në Ksamil – Turizmi sektori kryesor i të ardhurave, dimri mbetet sfidues
Ksamil është një vend i vogël, i cili vitet e fundit po njihet si “Maldivet e Shqipërisë”. Bukuria natyrore e tij, me plazhet e kaltër dhe ujërat e kristalta, tërheq çdo vit turistë nga vende të ndryshme të botës.
Për banorët, turizmi është sektori kryesor i jetesës dhe pjesa më e madhe e familjeve mbështetet në këtë sektor. Ata kryesisht merren me turizmin, duke ofruar akomodim, restorante dhe shërbime të ndryshme për vizitorët.
Për ta, bizneset e vogla janë një mënyrë për të siguruar të ardhura dhe për të mbajtur gjallë ekonominë e zonës , duke u përpjekur të përmirësojnë gjithnjë shërbimet dhe përvojën e turistëve.
“Është vendi, për ne është mirë është rregulluar deri diku”, u shpreh një banor.
“Ksamili tani jeton me të ardhurat e sezonit”, tha një banore tjetër.
Muajt e dimrit janë më të vështirët për banorët e Ksamilit, pasi numri i vizitorëve bie ndjeshëm. Gjatë kësaj periudhe, ata mbështeten vetëm tek bizneset e vogla që funksionojnë gjatë gjithë vitit dhe përpiqen të gjejnë mënyra për të përballuar kostot e jetesës deri në sezonin e ardhshëm turistik.
Banorët e Ksamilit shprehen se, megjithëse sfidat e dimrit, ata janë të përkushtuar të ruajnë bukurinë dhe traditën e vendit të tyre. Turizmi mbetet shpresa kryesore për zhvillim ekonomik, ndërsa përpjekjet e tyre për të ofruar shërbime cilësore dhe mikpritje të ngrohtë e bëjnë Ksamilin një destinacion të veçantë që tërheq vizitorë gjatë gjithë vitit.
Gazetare: B. Pëllumbi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





