Qendra e formimit profesional në Shkodër, projekti “Garancia Rinore” mundëson punësimin e të rinjve
Qendra Rajonale e Formimit Profesional në Shkodër po zgjeron vit pas viti gamën e kurseve që ofron, duke iu përshtatur nevojave të tregut të punës dhe kërkesave në rritje për profesione bashkëkohore.
Një ndër projektet risi e më të suksesshme të zbatuara gjatë këtij viti ishte projekti i “Garancisë Rinore”, i cili u dha mundësinë dhjetëra të rinjve të trajnohen dhe më pas të punësohen pranë bizneseve që operojnë në fushën e turizmit në Shkodër.
“Një risi i kësaj periudhe janar-shtator është implementimi i garancisë gjinore të moshave nga 15-29 vjeç. Gjatë implementimit të programit të garancisë rinore kanë përfituar 14 kërkues për punë në kursin e kuzhinës. E veçanta e këtij kursi është se në përfundim të tij personat janë të punësuar të gjithë”, tha Irma Lohja, Drejtore e Qendrës Rajonale të Formimit Profesional Shkodër.
Qendra Rajonale e Formimit Profesional në Shkodër mbetet një ndër institucionet më aktive në vend në përgatitjen e të rinjve për tregun e punës, duke ofruar jo vetëm kualifikim, por edhe orientim konkret drejt punësimit.
Vetëm për periudhën janar – tetor të këtij viti, nga kjo qendër janë ofruar në rreth 25 kurse në drejtime të ndryshme, të cilat janë ndjekur nga mbi 700 kursantë. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 60% e kursantëve të trajnuar ndër vite kanë arritur të integrohen në tregun e punës, kryesisht në profesione si aftësimi digjital, parukeri, instalime elektrike e hidraulike.
Gazetar: A. Hoti
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





