Dimri nuk i ndal vizitorët në Gjirokastër – Rrugicat me kalldrëm të mbushura me turistë
Gjirokastra vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për turistët. Qyteti i gurtë nuk e humbet sharmin as në ditët e ftohta të janarit e shkurtit; përkundrazi, atmosfera dimërore i shton një tjetër dimension bukurisë historike dhe arkitekturore.
Vizitorë vendas e të huaj zgjedhin të eksplorojnë rrugicat muzeale, kalanë madhështore dhe të njihen me traditat që ky qytet ofron në çdo stinë.
“Jam i mahnitur nga Gjirokastra. Nuk e prisja që gjatë ditëve të ftohta të dimrit të kishte kaq shumë njerëz. Rrugicat me kalldrëm karakteristike dhe atmosfera e bëjnë këtë përvojë të paharrueshme,” – u shpreh një prej turistëve të huaj.
Një tjetër vizitore tha për RTSH: “Nuk e prisja që një qytet kaq i vogël të kishte kaq gjallëri edhe në mes të dimrit. Gjirokastra më mahniti me atmosferën, arkitekturën dhe rrugicat e ngrohta.”
Nga ana tjetër, operatorët turistikë raportojnë interes të qëndrueshëm nga turistë vendas dhe të huaj, ndërsa strukturat akomoduese vijojnë të jenë funksionale edhe jashtë sezonit veror.
Gazetare: Enkeleda Domeri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





